“Guri ra brenda në shtëpi”, flet fqinji i 28-vjeçares që humbi jetën në Bosnjë: E ëma kërkoi ndihmë

schedule13:17 - 23 Prill, 2022

schedule 13:17 - 23 Prill, 2022

Një vajzë 28-vjeçare mbeti viktimë e tërmetit të fuqishëm që goditi mbrëmjen e kaluar Bosnjën. Një shkëmb u shkëput dhe ra mbi shtëpinë e të resë, duke i marrë jetën këjsa të fundit, ndërsa mbetën të lënduar prindërit dhe motra e saj.

Fqinji i Emlira Sefo, Ibrahim Cerkez rrëfen sesi i kërkuan ndihmë, raportojnë mediat boshnjake.

“Nëna e saj telefonoi djalin tim, “na ndihmo, guri është në korridorin tonë”. Elmira doli nga dhoma në korridor në momentin kur guri duhet të ketë rënë. Me djalin mezi e ngritëm gurin”, ka thënë Cerkez.

Mbi shtëpitë e lagjes kanë rënë gjithsej pesë gurë më të mëdhenj.

“Unë kam një garazh sipër shtëpisë dhe guri çau murin e garazhit dhe qëndroi atje. Po të mos ishte garazhi, do të kishte hyrë në dhomën e ndenjes. Tek një fqinj tjetër, ai goditi cepin e çatisë” tha Cerkez. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!