Guri i varrit i merr jetën 67-vjeçarit në Vaun e Dejës

schedule18:03 - 7 Qershor, 2021

schedule 18:03 - 7 Qershor, 2021

U pengua dhe i ra Një 67-vjeçar në Vaun e Dejës ka ndërruar jetë për shkak të një aksidenti të ndodhur ndërsa transportonte një pllakë guri në varrezat katolike të fshatit Shkjezë, Bushat. Mësohet se i ndjeri me iniciale N.Th, është penguar dhe i ka rënë pllaka e mermerit në kokë, e për pasojë nuk ka mundur që të mbijetojë.

Po hetohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. s.b/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!