Guri i Skënderbeut në Spathar të Librazhdit

schedule15:59 - 2 Shtator, 2018

schedule 15:59 - 2 Shtator, 2018

Pak kush e di se në majën më të lartë të Librazhdit ndodhet një fortifikim që nga koha osmane. Ai quhet Guri i Skënderbeut dhe ka shërbyer si një pikë vrojtimi për të kontrolluar ushtrinë turke përmes rrugës Egnatia.

Quhet Guri i Skënderbeut dhe ndodhet në majën më të lartë të Librazhdit. Kështu e emërtojnë historianët dhe kështu e njohin edhe vendasit.

“I ka qëndruar kohës, është një gjurmë interesante e ndërtuar me qëllime të caktuara strategjike që i shërbenin ushtrisë së Skendëerbeut”.

Mbi fshatin Spathar rreth 1000 metra mbi nivelin e detit.  Ngjitja është e vështirë, e lodhshme. Është hera e parë që një ekip televizioni shkon deri aty. Duhen më shumë se tre ore për të mbërritur në majën e thepisur.

Nga këtu duket e gjithë zona e Librazhdit, nga Qafë-Thana, Përrenjasi, Qukësi, Hotolishti  deri Malësia e Çemenikës.

“Kjo shikon drejt me sofrën e Skenderbeut në Pishkash”.

Një fortifkim i ndërtuar në kohën e Skënderbeut. Prej këtu kontrollohej rruga Egnatia. Kur në të kalonte ushtria turke, jepej alarmi me zjarr në të gjitha pikat e vrojtimit që shikonin njëra-tjetrën.

“Në vitet 1444-1445 edhe deri sa ishte gjallë edhe 1466-1467 kur Mehmeti i dytë e shkeli pëllëmbë për pëllëmbë trevën e Librazhdit, ku bëri edhe masakra të rënda ndaj kësaj popullsie”.

Maja e shkëmbit ka një shesh të vogël në formë eliptike me një gjatësi 15 m. Në anën lindore e perëndimore të tij gjenden gjurmët e dy kullave me bazë të rrumbullakët me diameter 4 m, të ndërtuara me gurë e tulla në formë katërkëndëshe, të lidhur me llaç gëlqere.  Muri i shtegut, si dhe ato të kullave, i takojnë periudhës së mesjetës.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!