“Gurë, karrige dhe gaz nga brenda”, Harxhi në ABC: As në filma s’e kam parë atë luftë

schedule15:01 - 8 Janar, 2022

schedule 15:01 - 8 Janar, 2022

Ish-kandidatja për kryetare të PD-së, mbështetëse e Sali Berishës, Edit Harxhi në një intervistë për ABC tregoi versionin e saj të dhunës që ndodhi brenda selisë së PD-së. Ajo tha se protesta ishte nisur paqësore, por akuzoi se demokratët u provokuan.

“Isha në protestë. Jam akoma në efektin e gazit lotsjellës. Ne jemi pas këtij kaosi të madh, nuk jam në gjendje të them çfarë do të ndodhë edhe një orë më vonë. Ju të gjithë e kuptoni, Shqipëria nuk mund ti lihet në dorë diktaturës. Sot është një ditë shumë e trishtë.

Ne shkuam paqësisht për të hyrë në shtëpinë tonë, ne nuk jemi grup luftarak për të hyrë në PD. Ata njerëz që ishin sot aty, janë votues të Bashës dhe Grida Dumës që gjoja merr guximin për të folur me lot në sy. Kjo është dita e fundit e Bashës, ai duhet të turpërohet.

Plani që kemi pasur ishte për të hyrë në PD qetësisht. Cdo gjë tjetër ishte provokim. Atë që kam parë sot, as në filma thriller nuk i kam parë. Të blindohet selia në atë formë. Kati i parë ishte lënë me qëllim dera hapur, por brenda ishin katër dyer të blinduara.

Mund të hidhet gaz lotsjellës mbi njerëzit që të kanë votuar. Më thanë që ai është gaz që përdoret për fikjen e zjarrit. Ata hidhnin gaz nga brenda. Unë isha aty. Më pas filluan të hidhnin gurë dhe sende të forta nga kati i dytë.

Pas treçerek ore, ai ndërhyri policia, nuk i pashë, por më thanë. Unë përfundova në Lanë, mua më ka shpëtuar një kokërr limon që e kisha me vete. Nuk e prisja që mendja e sëmurë e Bashës të arrinte deri në këtë pikë. Gazi lotsjellës u hodh nga brenda selisë. Ishte në formë pluhuri. Aty ishin marrë masat si për luftë” tha ajo./ Abcnews.al