Në aksin Kukës Shishtavec, vijon puna për të bërë të mundur heqjen e gurëve dhe inertëve që kanë bllokuar rrugës si pasojë e reshjeve të shiut.
Ndërkohë i gjithë territori i Qarkut Kukës vazhdon të jetë i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët deri në mesatar.
Si rezultat i reshjeve të gjitha rrugët nacionale dhe ato bashkiake si dhe urat janë në risk të shtuar.
Në përditësimin e fundit bashkia ka njoftuar edhe situatën në akset kryesore.
Në bashkinë Kukës vazhdon të jetë e rrezikuar Ura e fshatit Orgjost pasi i është dëmtuar njëra këmbë mbajtëse e saj. Vazhdojnë të jenë të bllokuara segmenti rrugor Njèsisë Zapod e rrugët Cërnalevë dhe Oreshkë.
Nga bashkia Tropojë raportohet se nuk kemi problematika. Situata vijon të monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat përkatëse.
Në bashkinë Has vazhdon të jetë problem rezervuari Helshan 2 ku poshtë tij është një objekt shkollor.


