Gundogan flet për “tripletën”: Grupi duhet të jetë i qetë dhe pa emocione  

schedule15:05 - 16 Maj, 2023

schedule 15:05 - 16 Maj, 2023

Pritjes duket se po i vjen fundit dhe për herë të parë në historinë e klubit, “qytetarët” e Manchester City kanë “shansin e artë” për të arritur “tripletën” e famshme, e përkthyer në shqip, të arrijnë fitoren e Premier League, FA Cup dhe Champions League në një sezon të vetëm.

Për këtë arritje të mundshme të Manchester City, ditën e sotme nga konferenca për shtyp në kuadër të përballjes së nesërme në gjysmë-finalen e UEFA Champions League, ndaj Real Madrid, foli dhe “katalizatori” i mesfushës së “qytetarëve”, Ilkay Gundogan, i cili tha se shokët e tij të skuadrës duhet të ruajnë emocioniet në rast se kërkojnë triufmin e trefishtë në fundin e sezonit.

“Nuk ka rëndësi se kush zbret në fushë, është grupi dhe mbështetja reciproke e tij që ka rëndësi. Duhet të fokusohemi në çfarë duhet të bëjmë në mënyrën më të mirë dhe me këtë mund të jemi shumë të suksesshëm. Nëse e mbajmë frymën kështu, mund të jetë një fund fantastik i sezonit. Ka të bëjë me mbajtjen e grupit të qetë dhe të mos emocionohemi shumë”,- u shpreh Gundogan. /i.m /abcnews.al