Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Guindo: Skënderbeu “shpëtimi” im, ju tregoj objektivat me Bylisin

schedule14:17 - 23 Mars, 2020

schedule 14:17 - 23 Mars, 2020

Saliou Guindo, sulmuesi i Bylisit, po bën një sezon të mirë në Superiore. Ai ka shënuar 10 gola me fanellën e ballshiotëve dhe ndihet mirë për këtë. Futbollisti nga Mali po merr minuta si askund më parë dhe në një intervistë të dhënë për “Reference14Sport” flet për kalimin në Superiore, ndalimin e kampionatit dhe objektivat e tij.

“Jam paraqitur sikurse kam pritur, pasi kurrë nuk kam pasur kaq shumë hapësira në gjithë karrierën time. E nisa me Esperance Tunis dhe për fat të keq nuk ishte një eksperiencë e mirë për mua. Të rinjtë kanë pak shanse të shpërthejnë aty. Kjo e ngadalësoi rritjen time”, shprehet fillimisht sulmuesi, i cili në shtator ka mbushur 23 vjeç.

 

Më tej ai tregon për kalimin në Superiore: “Vendosa më pas të rrezikoj, duke nënshkruar në Shqipëri, me synim rinisjen e karrierës time. Kam qenë këtu prej dy vitesh. Shkova te Skënderbeu në fillim, por nuk ishte ashtu siç e prisja. Kishte shumë konkurrencë dhe unë nuk isha aspak i privilegjuar. Duhet të kisha durim, pasi nuk ishte e lehtë.

Ishin dy lojtarë të tjerë që kishin përparësi dhe unë isha si një ‘xhol’. Kërkova t’i bashkohem Bylisit në ligën e dytë sezonin e shkuar dhe u ngjitëm në elitë. Kam shënuar shumë gola dhe gjithashtu dhashë kontributin tim për t’u ngjitur”.

Guindo ishte në një moment të mirë dhe normalisht ndërprerja e kampionatit ka ndikimin e vet: “Pa ju gënjyer, pezullimi i kampionatit prej Coronavirusit, më frenon mua nga ajo formë e mirë që kaloja. Gjithsesi kjo është një situatë e veçante, është një pandemi botërore dhe është mënyra e vetme për ta parandaluar përhapjen e saj.

 

Nga ana tjetër ajo ul vrullin dhe besimin e lojtarëve. Kemi luajtur çdo javë në kampionat dhe konkurrenca është e madhe. Edhe nëse stërvitemi vetëm çdo ditë, nëse nuk luan futboll të vërtetë, me kontakte, nuk është njëlloj. Është e vështirë. Personalisht vazhdoj të kryej aktivitet fizik, pasi e kam afër stadiumin dhe shkoj të stërvitem çdo ditë atje. Ndryshimi i vetëm është se e bëj i vetëm këtë dhe normalisht kjo është pak e bezdisshme”.

Në fund ai flet për objektivat që ka: “Momentalisht ambicia ime është që të përpiqem të shënoj sa më shumë gola këtë sezon në kampionatin shqiptar. Pse të mos jem në podiumin e golashënuesve më të mirë? Ndihmoj gjithashtu edhe Bylisin, që sapo është ngjitur dhe momentalisht jemi në vështirësi. Normalisht do të doja të luaja në një kampionat ku shihesh më shumë, që të më njohin më mirë. Përmes futbollit dhe imazhit që krijon media, ne mund ta bëjmë veten të njohur”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!