Guindo nuk mjafton, Laçi tenton të marrë një sulmues në Kosovë

schedule23:18 - 7 Qershor, 2021

schedule 23:18 - 7 Qershor, 2021

Laçi po tenton të përforcohet para kupave të Europës. Nga kurbinasit ka pasur disa largime dhe në vazhdim do të ketë disa lëvizje të bardhezinjtë.

Deri më tani Saliou Guindo është zyrtarizuar si afrim në skuadrën e drejtuar nga Shpëtim Duro, ndërkohë që po shikohet për lojtarë edhe në Kosovë.

Adem Maliqi raportohet të jetë objektivi i ri i bardhezinjve, sikurse shkruan “Zëri.info”. Lojtari është larguar nga Feronikeli dhe ka disa oferta.

Veç Laçit, edhe Llapi e kërkon në Kosovë. 23-vjeçari sezonin e shkuar ka shënuar 4 gola, ndërkohë që në të shkuarën është aktivizuar edhe me Flamurtarin e Prishtinës dhe Ferizajn. v.p /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!