Guillermo Del Toro, kush është regjisori që fitoi çmimin Oskar

schedule13:36 - 5 Mars, 2018

schedule 13:36 - 5 Mars, 2018

Një profil i Gulliermo del Toro, që fitoi çmimin Oskar si regjisori më i mirë si dhe pretendimet për plagjaturë në filmin “The Shape of Water”.

E gjitha karriera e Gulliermo del Toro është ndërtuar përreth një bote fantastike me krijesa jashtëtokesore – një univers i elaboruar – të cilin thotë se e ka ndërtuar në moshën 11-vjeçare. Kinematografi meksikan, i cili fitoi çmimin e tij të parë Oscar me romancën fantashkencore “The Shape of Water”, është i njohur për përbindësha, vampirë dhe superheronj që popullojnë krijimet e tij. Këto filma i kanë dhënë atij një mantel plot me çmime, përfshirë Golden Globe. I gjithë suksesi i tij ka dalë nga ekperienca e një djaloshi të ri të rritur në Guadalahara, që dashuronte eksplorimin dhe ishte i magjepsur nga magjia e zezë dhe kishte një njeri ujk për kafshë të preferuar.

Vetë Del Toro thotë se “The Shape of Water” është filmi i tij i parë për të rritur. Analistët mendojnë se triumfi i tij erdhi pasi regjizori hoqi dorë nga vendosja e situatave komike në veprën e fundit. Del Toro është rritur në një familje të devotshme katolike, ndërsa mamaja e tij lexonte letrat e fatit “Tarot” dhe babai fitoi lotarinë kur Gulliermo ishte ende i ri. Gjatë fëmijërisë, ai e ktheu shtëpinë e familjes në një banesë të pushtuar nga fantazmat dhe e populloi atë me qindra gjarpërinj, sorra dhe minj, të cilët i mbante shpeshherë në shtratin ku flinte.

Jetesa në këtë mënyrë, shtynë atë që të krijonte filmin e parë “Cronos” në 1993-ish, që tregon historinë e një vampiri të moshuar, i cili nuk dëshiron pavdekshmërinë. Ky është filmi i vetëm që ka drejtuar në Meksikë, një vend nga i cili u largua në 1998 pasi babai i tij u rrëmbye dhe në këmbim pagoi 1 milionë dollarë. Miqtë dhe të afërmit e përshruajnë Gulliermon si një person shumë miqësor, të dashur dhe bujar.

Pas transferimit në SHBA, ai krijoi filma të ndryshëm, të bazuar në fanta-shkencë, derisa do të vinte tek krijimi I tij I fundit: “The Shape of Ëater”. Pavarësisht triumfit, ky film nuk u kalua pa polemika. Lidhur me të u ngrit dhe një çështje ligjore për plagjaturë, me pretendimin se është kompjuar nga një shfaqje teatri të 1969-ës. Akuza është bërë nga familja e dramturgut të ndjerë dhe fituesit të çmimit prestigjoz “Pulitzer”, Paul Zindel. Megjithatë autoritetet kanë pranuar versionin e palës mbrojtës duke bërë me dije se “Tha Shape of Water” nuk është plagjaturë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!