Gudmunsson është prioriteti i Interit, Zirkzee mbetet plani B

schedule10:56 - 9 Maj, 2024

schedule 10:56 - 9 Maj, 2024

Interi preferon shërbimet e sulmuesit Albert Gudmunsson, para holandezit Joshua Zirkzee.

Raportet e fundit tregojnë se Interi ka vendosur të nënshkruajë me sulmues islandez gjatë afatit kalimtar të verës. Edhe me ardhjen e Mehdi Taremit nga Porto, zikaltërit nuk e ndjejnë se skuadra e tyre ka thellësi dhe shkathtësi të mjaftueshme në sulm.

Prandaj, Interi do të përpiqet të përforcojë sulmin me një nënshkrim më një sulmues më shumë. Dy emra kanë qenë në fokusin e kampionëve të Italisë. Dhe ata kanë qenë ndër lojtarët e spikatur në Serie A këtë sezon.

Sulmuesi i Genoas, Gudmundsson, ka shënuar 14 gola dhe ka dhënë 3 asistime në Serie A këtë sezon. Zirkzee i Bologna, ndërkohë, ka gjetur rrjetën 12 herë dhe ka asistuar 4 të tjera.

Si Gudmundsson ashtu edhe Zirkzee sigurisht që do të ishin objektiva ambiciozë për Interin. Si fillim, Interi beson se do të jetë në gjendje të gjejë një marrëveshje me Genoan për nënshkrimin e islandezit.

Interi e konsideron profilin e Gudmundsson si mjaft unik. Ish-lojtari 26-vjeçar i AZ Alkmaarit është një driblues i aftë për të manovruar topin në hapësira të ngushta. Pasi, nëse ka një gjë që i mungon skuadrës aktuale të Interit, është ajo lloj cilësie teknike./ h.ll/abcnews.al