Gucci çudit blerësit me produktin e ri, getat e grisura kanë çmim marramendës

schedule09:00 - 16 Tetor, 2020

schedule 09:00 - 16 Tetor, 2020

Marka e njohur Gucci ka surprizuar të gjithë blerësit me produktin e ri që ka hedhur në treg.

Ajo ka vendosur të nxjerr në shitje getat e grisura me ngjyrë të zezë, të cilat mbulojnë tërë pjesën e këmbëve dhe shputave, ndërsa grisja e tyre gjendet rreth pjesës së gjunjëve.

Getat gjenden në faqen e internetit me emrin “Collant à effet usé noir”, me çmim 140 euro.

Ndërkohë, reagimet e fansave të markës nuk ishin aspak pozitive, pasi geta të tilla të grisura, të gjithë mundohen t’i largojnë nga gardëroba, kurse tani ato janë në shitje, me çmim shumë të lartë. l.k/abcnews.al