Pep Guardiola shpreson që Lionel Messi të kthehet në Barcelonë.
“Ai është lojtari më i madh i të gjitha kohërave. Në dekadat e fundit, Barcelona ka përjetuar një bum të vërtetë dhe pa të nuk do të ishte e mundur. Dhe nuk po flas për numrat, por për ndikimin në lojë, bukurinë, dhe gjithçka.
Askush nuk do ta kishte menduar se [udhëtimi i tij te Barça] do të përfundonte kështu. E di që presidenti Laporta ka shumë respekt për Leon dhe ai tha se [Messi] meriton një lamtumirë të duhur. Leo ndihmoi klubin tonë Barcelonën të rritet. Kur një person është kaq i madh, ai meriton një lamtumirë të denjë.
Shpresoj që të vijë dita që unë të jem në vendin tim dhe të mund të ngrihem në këmbë, ta duartrokas dhe t’i them lamtumirë ashtu siç e meriton Leo. Dhe unë e di se Joan [Laporta] do të përpiqet [të rikthejë Messin]. Ai dhe familja e tij do të shohin dashurinë që të gjithë ne tifozët e Barcelonës ndiejmë për gjithë mirënjohjen dhe respektin që ka treguar për klubin”, tha trajneri i i Manchester City. /G.D abcnews.al/
Burimi: ESPN