Pep Guardiola ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Ëest Ham për mundësinë që ai një ditë të drejtojë kombëtaren e Anglisë. Trajneri i Manchester City ka qenë i qartë në deklaratën e tij dhe ka theksuar se në Premier League nuk do të drejtojë klub tjetër vec “Qytetarëve”.
“Gareth po bën një punë të jashtëzakonshme. Ai ka rinovuar për dy vite, kështu që urime nga ana ime për të. Do të doja dhe e kam thënë disa herë, që kur të përfundon kontratën këtu të drejtoj një ekip në Kupën e Botës. Gjithsesi nuk është e lehtë ta gjesh një kombëtare. Ka vetëm disa pozicione.
Do më pëlqente, por nëse nuk ndodh do të vazhdoj të drejtoj klube. Nuk do të jetë një problem për mua. Në Angli do të drejtoj vetëm Manchester City dhe nëse do të kthehem do të jetë vetëm për City, nëse ata do të më duan mua. Nuk stërvit asnjë klub tjetër në Angli, veç Manchester City.
Sa i takon Gareth, do të doja që ai ta zgjaste sërish kontratën pas rinovimit të fundit. Unë nuk jam këtu për t’i marrë vendin askujt. Nuk është qëllimi im. Dua të qëndroj te City sa më gjatë të jetë e mundur, për aq kohë sa kam energji dhe dashuri. Pas kësaj nuk e di se çfarë do të ndodhë.
Vite më parë as që e mendoja se do isha trajner i City dhe kur erdha nuk e kisha menduar kurrë që do të qëndrojë këtu për 6 vite. Jeta ta dikton të ardhmen dhe le të shohim se çfarë do të na sjellë”, është shprehur Pep Guardiola. / abcnews.al