Pep Guardiola, trajneri i Manchester Cityt, në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes së FA Cup kundër Bristol City, i është përgjigjur edhe një pyetje për Manchester United si rival i mundshëm për më shumë trofe.
“Nëse ata shpenzojnë pak më shumë, ndoshta po. Ata sot janë në pozicionin që duhet të ishin normalisht. Kur erdha në Manchester për herë të parë, mendova se United do vazhdonte gjithmonë të ishte në një nivel të lartë duke marrë parasysh historinë që ka.
Ten Hag po kryen një punë të shkëlqyer, këtë mund ta shohësh edhe te përkushtimi që kanë lojtarët e tij”, është shprehur Guardiola./h.ll/abcnews.al