Në orët e fundit në mediat italiane dhe angleze po flitet shumë për një kalim të Pep Guardiolës te Juventusi. Madje raportohet se plani i “Zonjës së Vjetër” është që të sjellë në Torino dhe Leo Messin për ta ribashkuar me ish-trajnerin e tij. Një tjetër emër që flitet se do të kaloje te Juvja është dhe mbrojtësi i Liverpool, Virgil van Dijk.
Për situatën e trajnerit të Manchester Cityt ka reaguar dhe ish-trajneri i 3 Luanëve, Sam Allardyce. “Ne të gjithë e dimë se stili i futbollit italian është shumë negativ. Skuadrat italiane kanë në parim vetëm mbrojtjen dhe kundërsulmet. Por kjo kishte rezultat në një kohë tjetër. Futbolli ka ndryshuar. Nëse Pep shkon në Itali, jam i bindur se ai do të ndryshojë komplet stilin e lojës atje,” deklaron Big Sam.
“Nëse transferimi ndodh, atëherë do të shikojmë një tjetër Juventus. Idetë dhe koncepti i tij për futbollin do ti bënte shumë mirë kampionatit italian. Ka disa vite që ekipet italiane janë në nivele jo të mira, përjashto Juven. Me Guardiolën objektivi Champions do të ishte më i arritshëm për torinezët,” mbyll anglezi 65-vjeç. /abcnews.al
“We’re all well aware that the Italian style of football is very negative.” ❌
“He will go and change that completely.” ✅
“He will transform Juventus in terms of the way they play.”
Sam Allardyce has his say on a possible move to #Juventus for Pep Guardiola. ?? pic.twitter.com/BDc0fn9KvS
— talkSPORT (@talkSPORT) February 11, 2020