Klubi londinez theu çdo rekord pasi shpenzoi rreth 370 milionë euro në merkaton e dimrit, duke blerë lojtarë si Felix, Enzo Fernandez, Mudryk e të tjerë.
Pep Guardiola, trajneri i Manchester City, një skuadër që është kritikuar shpesh për shumat e mëdha që shpenzon, iu kërkua të komentojë lëvizjet e Chelsea.
“E di se çfarë do të ndodhte nëse Manchester City do ta bënte këtë. Ajo që po them është se ne jemi në top 5-6 ekipet e Premierligës për sa i përket shpenzimeve neto dhe kemi fituar 11 trofe dhe titullin e Premierligës katër herë në pesë vjet. Ajo që bëri Chelsea nuk është puna ime. Ne e dimë se çfarë po bëjmë. Tregu është i çmendur. Ajo që ata bëjnë nuk është puna ime. Ka rregullore”. /G.D abcnews.al/