Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, foli në konferencën për shtyp për ndeshjet e ngushta që City po përballet.
“Jam i sigurt që Premier League dëshiron t’i ndihmojë skuadrat. Orari është pak problem, por ne duhet të përshtatemi, kështu që nuk kam çfarë të bëj. Do të kishim preferuar të luanim të shtunën.
Kemi një ditë më shumë për t’u përgatitur ndaj Everton, por do të kemi një ditë më pak për Real Madrid.
Sa e ngarkuar ishte ndeshja e Champions League të martën? Kur e fiton ndeshjen më herët, ndihesh më mirë”, është shprehur Guardiola./h.ll/abcnews.al