Guardiola në “merak”, “ylli” i “Qytetarëve” në dyshim për sfidën ndaj Arsenal

schedule22:36 - 20 Shtator, 2024

schedule 22:36 - 20 Shtator, 2024

Është me të vërtetë një mungesë e madhe, duke parë edhe rëndësinë e sfidës.

“Qytetarët” e Manchester City mund të luajnë pa “yllin” e tyre, Kevin de Bruyne, në supersfidën e së dielës, të vlefshme për javën e pestë të Premier League, përballë “Topçinjve” të Arsenal.

Mesfushori 33-vjeçar qëndroi larg fushe për shkak të një dëmtimi muskulor në kofshë deri në fillim të vitit 2024 sezonin e kaluar, por është rikthyer në formë këtë sezon, duke nisur të gjitha ndeshjet, përveç njërës, atë në UEFA Champions League, përballë “Zikaltërve” të Inter, me “fantazistin” belg, që u detyrua të linte në mes përballjen pasi ndjeu një shqetësim muskulor.

Kështu, duke marrë parasysh dëmtimin dhe largimin e tij të hershëm nga loja, është e qartë se De Bruyne është një “pikëpyetje” e madhe, për teknikun Guardiola, i cili do të ketë shumë të vështirë të mundë rivalët e momentit, pa “të besuarin” e tij, në mesin e fushës. /i.m /abcnews.al