Guardiola: Mahrez bën gjëra idiote, por më pëlqen kjo gjë

schedule22:34 - 20 Shtator, 2019

schedule 22:34 - 20 Shtator, 2019

Pep Guardiola i ka bërë të gjithë konfuzë me deklaratën e tij sot për mediat britanike. Trajneri i Manchester City është pyetur për Mahrez, një lojtar që i ka kushtuar miliona “Cityzens”, por që nuk po aktivizohet aq sa pritej.

Strategu spanjoll pranoi se Mahrez nuk ka luajtur aq sa do të dëshironte, por mbetet një pjesë shumë e rëndësishme e projektit të tij. “Mahrez është një futbollist shumë cilësor, i pëlqen të luajë me topin dhe të shënojë.

“Ndonjëherë, bën disa gjëra idiote me topin në këmbë, por më pëlqen kjo gjë. Ai përpiqet të krijojë sa më shumë raste dhe për ta bërë këtë gjë, duhet të bësh gjëra kreative me topin në këmbë”, tha mes të tjerash tekniku kampion i Anglisë.