Guardiola komenton “Topin e Artë”

schedule16:35 - 30 Nëntor, 2021

schedule 16:35 - 30 Nëntor, 2021

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola ka folur rreth çmimit të “Topit të Artë” të cilin e fitoi Lionel Messi.

Për Messin, kjo ishte hera e shtatë në karrierë që u shpërblye me këtë çmim.

Trajneri spanjoll ka qenë i rezervuar në pyetjen se kush e ka merituar “Topin e Artë” për këtë vit.

“Nuk mund të themi kurrë se është e padrejtë që Messi ta fitoj ‘Topin e Artë’. Ai është shumë i mirë dhe dëshiroj ta uroj për çmimin e fituar. Sigurisht edhe nëse Lewandowski do të fitonte edhe ai do ta meritonte, pasi në dy sezonet e fundit ka shënuar gola të shumtë”, deklaroi Guardiola. /abcnews.al/