Guardiola kërkon rikthim te fitorja, publikohen formacionet e sfidës Manchester City-Brighton

schedule15:46 - 21 Tetor, 2023

schedule 15:46 - 21 Tetor, 2023

Në orën 16:00, “qytetarët” e Manchester City do të presin në “Etihad”, “pulëbardhat” e Brighton, në përballjen e vlefshme për javën e 9 të Kampionatit anglez të futbollit, Premier League, ku padyshim pritet një sfidë spektakolare.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Pep Guardiola i ka rreshtuar djemtë e tij, me formulën 4-2-3-1, ku në portë është vendosur Ortega. Në krahët e mbrojtjes janë Gvardiol e Walker, me qendrën që mbulohet nga Stones e Akanji. Më të tërhequr në mesfushës janë Rodri e Bernardo Silva, ndërsa Doku, Alvarez e Foden vendosen pas “bomberit” skandinav, Erling Haaland.

Në krahun tjetër, tekniku De Zerbi i ka rreshtuar po me formacionin 4-2-3-1, “pulëbardhat” e tija, me portën që mbrohet nga Steele. Në krahët e mbrojtjes janë Milner e March, ndërsa në qendër pozicionohen Dunk e Igor. Para mbrojtjes janë vendosur Baleba e Gross, ndërsa më të avancuar janë Welbeck, Adingra e Kaoru Mitoma. Ndërkaq, i vetëm në majën e sulmit është “fantazisti” brazilian, Joao Pedro. /i.m /abcnews.al 

Formacionet zyrtare: