Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, komentoi për barazimin e arritur në Southampton.
“Kemi bërë një lojë të mirë, ndoshta nuk ishim mjaftueshëm agresivë në 15 minutat e para. Megjithatë, në pjesën e dytë ishim të shkëlqyer. Edhe sikur të kishim fituar, asgjë nuk do të kishte ndryshuar në garën për titull, gjithçka është ende e hapur.
Do të doja të kisha 40 pikë epërsi ndaj Liverpoolit në ligë, por kjo nuk është e mundur në janar. Nuk e prisja që ta kisha këtë avantazh në këtë pikë të sezonit.
Tani pushojmë dhe më pas do të kthehemi edhe më të karikuar. Kemi dy javë për t’u përgatitur për ndeshjen e radhës”, u shpreh Guardiola./ h.ll/abcnews.al