Pep Guardiola vazhdon t’i thurë elozhe talentit të Manchester Cityt, Phil Foden. Mesfushori bëri një ndeshje shumë të mirë përballë Aston Villës, që ishte finalja e Carabao Cup. City triumfoi 1-2 dhe Guardiola fitoi një tjetër trofe.
Për paraqitjen e Foden, strategu spanjoll tha: “Dua më të mirën e mundshme për të. Ai do të arrijë gjithçka çfarë meriton dhe jam shumë i lumtur për paraqitjen që bëri.
Ai vetëm punon, punon, punon dhe frytet e punës së tij, po shihen në fushë. I kam kërkuar që të vazhdojë kështu, pasi vetëm me punë mund të përmirësohet. Kur je 19 vjeç, ke shumë gjëra për të përmirësuar dhe Foden e ka kuptuar më së miri këtë gjë”, u shpreh trajneri spanjoll i “Qytetarëve”./abcnews.al