Manchester City arriti të marrë një fitore tepër të rëndësishme ditën e djeshme kundër rivalëve të tyre Arsenal. Me tre pikët e fituara nga ta, janë barazuar me Arsenalin në krye të tabelës me nga 51 pikë. Nëse “topçinjtë” do të kishin fituar dje, për Cityn do të bëhej shumë më e vështirë ta mbronte titullin e kampionit.
Këtë gjë e ka pranuar dhe pohuar edhe trajneri i Manchester City, Pep Guardiola duke thënë se fitorja e mundshme e Arsenalit do ta mbyllte garën për trofeun në Angli.
“Nuk është kurrë e lehtë të luash kundër Arsenalit. Ata janë një ekip i madh. Diferencën e bëri cilësia e djemve të mi. Edhe pse në një kohë të vështirë ne qëndruam të fokusuar brenda ndeshjes. Nëse do të kishim humbur, lufta për titull do të ishte pothuajse e mbyllur”, deklaroi Guardiola./ h.ll/abcnews.al