Guardiola: Duam të provojmë të fitojmë Champions League, golat nuk janë problem

schedule15:57 - 10 Prill, 2023

schedule 15:57 - 10 Prill, 2023

Gjatë konferencës për shtyp para ndeshjes me Bayern Munich, Pep Guardiola hedh një ngacmim edhe për Luciano Spallettin.

“Nuk dua të flas për Napolin, sepse trajneri i tyre do të mërzitet me mua. Ai është shumë i ndjeshëm”, tha me shaka Guardiola.

City shkon në kërkim të ëndrrës së Champions League dhe ndoshta favoritët e mëdhenj për finalen janë përpara.

“Ne kujdesemi shumë. ne duam të testojmë veten kudnër një klubi elitar si Bayern Munich. Duhet ta meritosh, le të përpiqemi të bëjmë hapin e parë nesër. Ne përpiqemi ccdo sezon, por ka ekipe me të cilat përballesh dhe janë gjithashtu shumë të forta. Ne do ta provojmë si ccdo sezon, por kjo nuk do të thotë se do të fitojmë.Michael JKordan fitoi gjashtë tituj të NBA, sa sezone ka luajtur? 16. Duhet të jemi perfekt për të marrë një rezultat të mirë për ndeshjen e kthimit në Gjermani. E rëndësishme është që ne jemi ende këtu”.

Guardiola gjithashtu i ka kërkuar skuadrës së tij të harrojë Premier League dhe të fokusohet vetëm te ndeshja e nesërme.

“Ajo që mund të them është se lojtarët reagojnë shumë mirë. Në këtë kompeticion, Premier League nuk ka rëndësi, ka rëndësi se si luan në 90 minutat, nuk llogaritet ajo që ke bërë tre ditë më parë. Duhet të jesh perfekt për të paktën 95 minuta. Nesër mbrëma, duhet të jemi gati. Duhet të shënojmë gola dhe të luajmë më të mirën sapo të fillojë ndeshja.

Haaland? Ai është shumë i rëndësishëm për ne. ai erdhi për të na ndihmuar të përpiqemi të fitojmë Champions League, por edhe trofetë e tjerë. Është e rëndësishme të kemi një lojtar që mund të shënojë nga asgjëja. Kundër tyre më parë kemi shënuar gjashtë gola dhe u skualifikuam. Kundër Tottenhamit shënuam katër dhe u skualifikuam. Ne shënojmë gjithmonë gola, nuk është ky problemi”, ka përfunduar Pep Guardiola./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!