Guardia di Finanza është duke kryer një operacion në brigjet e Vlorës. Gazetari Elton Nikaj raporton se prej 60 minutash, janë vënë në ndjekje të një mjeti në afërsi të grykëderdhjes së Vjosës.
Mësohet se operacioni po ndiqet nga ajri dhe nga deti. Gjithashtu, Guardia di Finanza ka kërkuar bashkëpunimin e policisë shqiptare.
Dyshohet se mjeti lundrues po transporton lëndë narkotike. Sakaq, aksioni dhe kontrollet po zhvillohen edhe nga toka. /abcnews.al