Guardia di Finanza kontrolle nga ajri për lëndë narkotike në Elbasan dhe Librazhd

schedule12:21 - 27 Shtator, 2020

schedule 12:21 - 27 Shtator, 2020

Guardia Di Finanza ka ushtruar paraditen e sotme kontrolle nga ajri për lëndë narkotike në zonën e Elbasanit dhe Librazhdit.

Burime për gazetarin Aldo Kozarja bëjnë me dije për abcnews.al se aksioni po vazhdon prej orëve të natës.

Kontrollet po vijojnë pikërisht në zonën ku rreth një muaj më parë policia sekuestroi rreth parë 1039 bimë kanabis. Nuk dihen ende detaje të tjera  nga operacioni./mv. abcnews.al