Guangzhou Evergrande vazhdon dominimin, titullari i parë për Cannavaron

schedule12:22 - 1 Dhjetor, 2019

schedule 12:22 - 1 Dhjetor, 2019

Guangzhou Evergrande triumfoi 3-0 në ndeshjen e fundit dhe ia doli të shpallej kampion në Kinë. Ekipi që drejtohet nga Fabio Cannavaro mposhti Shanghai Shenhua dhe e mbylli sezonin në krye me 72 pikë, dy më shumë se rivalët kryesorë të Beijing Guouan.

Ky është titulli i tetë në historinë e klubit. Guangzhou Evergrande u shpall për herë të parë kampion në vitin 2011 dhe vetëm sezonin e kaluar e mbylli në vend të dytë.

Fabio Cannavaro

Dominim total i ekipit të Cannavaros, i cili feston titullin e parë në rolin e trajnerit. Festa ishte e madhe pas fitores, teksa lojtarët, stafi teknik dhe të gjithë pjesëtarët e klubit festuan gjatë me tifozët e tyre. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!