Burg për “boksierin” në Vlorë/ Vrau me grushte ndërtuesin, lihet në qeli Rei Meta

schedule09:17 - 11 Gusht, 2023

schedule 09:17 - 11 Gusht, 2023

VLORË- Gjykata e shkallës së parë në Vlorë vendos “arrest me burg” për Rei Meta për akuzën “vrasje nga pakujdesia”. Gjyqtarja e çështjes ka pranuar kërkesën e prokurorisë. Prokuroria kishte kërkuar arrest në burg, vendim që është pranuar nga Gjykata.

Konflikti për një shumë parash i kushtoi jetën 55-vjecarit Armando Meshahu në Vlorë pas një sherri me grushte me të riun Rei Meta.

Mesditën e së hënës, Meta ka pohuar se është takuar rastësisht me 55-vjeçarin, duke pretenduar se ky i fundit e kishte ofenduar dhe shtyrë i pari/ n.m.abcnews.al

LEXO EDHE:Knock Out fatal: 7 grushtat e vdekjes/ Pamjet shokante se si “sekseri boksier” hodhi në tokë biznesmenin (VIDEO)

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!