Grushti shtetit në Gabon/ Opozita kërkon që t’i kthehet pushteti civilëve

schedule19:26 - 1 Shtator, 2023

schedule 19:26 - 1 Shtator, 2023

Dy ditë pasi junta e Gabonit përmbysi qeverinë aktuale dhe shpalli kreun e tyre të shtetit, opozita në vend vazhdon të rrisë presionin mbi liderët e grushtit të shtetit për t’ia dorëzuar pushtetin civilëve.

Junta mori pushtetin të mërkurën, disa minuta pas një njoftimi se Bongo kishte siguruar një mandat të tretë në zgjedhje.

Oficerët e vendosën Bongo në arrest shtëpie dhe vendosën gjeneralin Brice Oligui Nguema si udhëheqës kalimtar. Grushti i shtetit i dha fund pushtit 56-vjeçar të familjes Bongo.

Grushti i shtetit – i teti në Afrikën Perëndimore dhe Qendrore në tre vjet – u brohorit nga njerëzit në rrugët e kryeqytetit, Libreville, por u dënua nga jashtë dhe brenda vendit.

Grupi kryesor opozitar i Gabonit, Alternance 2023, i cili thotë se është fituesi i ligjshëm i zgjedhjeve të së shtunës, i kërkoi komunitetit ndërkombëtar të premten që të inkurajojë juntën që t’ia kthejë pushtetin civilëve.

“Ne ishim të lumtur që Ali Bongo u rrëzua, por … shpresojmë që komuniteti ndërkombëtar do të ngrihet në favor të Republikës dhe rendit demokratik në Gabon duke i kërkuar ushtrisë që t’i kthejë pushtetin civilëve,” Alexandra Pangha.

Ajo tha se plani i juntës për të inauguruar Nguema si kreun e shtetit të hënën ishte “absurd”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!