Deputeti socialist Vullnet Sinaj u paraqit të premten në Prokurorinë e Posaçme , per te dhene sqarime ne lidhje me konfliktin që ndodhi ne parlament teksa u godit nga kolegu i tij Bledion Nallbati. Ndërsa ky i fundit pritet të paraqitet të hënën në prokurori.
Kallëzimi i parë është depozituar në spak nga kreu i grupit parlamentar të partisë socialiste Blendi Çuçi në dëm të deputetit demokrat Bledion Nallbati për veprën penale “Goditje ose vepra të tjera dhune që i bëhen punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore apo të shërbimit”.
Pas kësaj përfaqsaues të partisë demokratike depozituan në spak të njëjtin kallëzim edhe për Sinaj.
Nga ana tjetër spak ka urdhëruar sekuestrimin e pamjeve të kamerave të sigurisë pas konlfiktit që ndodhi të hënën në parlament për të parë se si nisi sherri dhe cili nga deputetët ka ushtruar dhunë. Në pamjet e bëra publike duket moment kur deputeti Nallbati i mbështetur edhe nga kolegë të tjerë të partisë demokratike afrohjet pranë tavolinës ku qëndrontë Sinaj dhe fillon ta qëllojë me grusht.
Po kështu hetuesit do të kërkojnë nga dy deputetët të kryejnë ekspertim mjeko – ligjor për të provuar nëse kanë probleme shëndetësore që mund të jenë shkaktuar nga goditjet.