Analisti Skënder Minxhozi e ka cilësuar tensionin në Kuvend, ku pati edhe grushta, si kronikë e një “ndeshje boksi” të paralajmëruar.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Minxhozi u shpreh se ish kryeministri Sali Berisha e ka thënë në mënyrë të përsëritur, se do të bëjë çmos që punimet në seancë të mos vazhdojnë normalisht.
“Kjo është kronika e një ndeshje boksi të paralajmëruar. Nuk ka pasur dalje publike të Sali Berishës, ku nuk i është referuar parlamentit dhe pamundësisë për të vazhduar më me punën normale të këtij parlamenti. E ka thënë hapur, në mënyrë të përsëritur, që ne do të bëjmë çmos që në atë parlament të mos ketë më punë. Unë mendoj që atë sugjestionimin që mund të pësojë një prokuror apo gjykatës, teksa sheh këtë lloj skene, nuk jam i sigurt që njëra nga palët nuk e do atë sugjestionim dhe pala tjetër e do. Po e marrim të mirëqenë që PS nuk do ta sugjestionojë SPAK, kurse PD do ta sugjestionojë SPAK. Lista e të goditurve nga SPAK nga ana e PS, është pak më e gjatë se nga ana e PD.
Mendoj që ndaj SPAK, me apo pa deklarime, kjo mazhorancë ka marrë një sasi goditjesh nga SPAK dhe ka pësuar një suprizë negative në raport me interesat e saj nga SPAK, sa do të ishte e interesuar që SPAK të rrallonte goditjet ndaj saj dhe t’i devijonte drejt kundërshtarit. Nëpër Tiranë, përflitet se SPAK do të vijojë me hetime dhe goditje. Faktikisht, drejtësia po i godet të dyja palët.
Unë mendoj që Rama kishte një interes tjetër që të ndodhte kjo që ndodhi. Rama kërkon të shesë personin që është i hapur me opozitën, që po kërkon të ketë një institucion istitucional, që është legjislativi, dhe këta nuk na lënë. Kjo mazhorancë ka kohë që vetëvikztimizohet dhe këtë e bën si një lloj kurthi ndaj palës tjetër”, theksoi ai./abcnews.al