Gruri ukrainas, bisedimet për rihapjen e kufirit polak

schedule09:46 - 17 Prill, 2023

schedule 09:46 - 17 Prill, 2023

Kievi së fundmi ka konffirmuar se do të vijojë që të kërkojhë hapjen e tranzitit të ushqimit dhe drithit përmes Polonisë si një “hap i parë” në bisedimet në Varshavë.

Ministri i bujqësisë i Ukrainës, pasi Polonia dhe Hungaria njoftuan ndalime për disa importe ukrainase, ka thënë se hapja e vendakalimit është shumë e rëndësishme dhe më pas të vijojnë bisedimet për gjëra të tjera.

Në shifra, ajo që kaloi kufirin polak (nga Ukraina) … është rreth 10% e të gjitha eksporteve (ushqimeve) të Ukrainës,” tha ministri.

Disa porte ukrainase të Detit të Zi u bllokuan pasi Rusia pushtoi Ukrainën vitin e kaluar dhe sasi të mëdha të grurit ukrainas që është më e lirë se ajo e prodhuar në Bashkimin Evropian përfunduan duke qëndruar në vendet e Evropës Qendrore për shkak të pengesave logjistike. Kjo goditi çmimet dhe shitjet për fermerët vendas.

Ukraina zakonisht eksporton shumicën e produkteve të saj bujqësore, veçanërisht grurin, përmes porteve të saj të Detit të Zi, të cilat u zhbllokuan korrikun e kaluar sipas një marrëveshjeje midis Ukrainës, Turqisë, Rusisë dhe Kombeve të Bashkuara./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!