Gruri mbetet stok në Gjirokastër, shkak çmimi i ulët, këtë vit më pak mbjellje

schedule11:47 - 25 Tetor, 2023

schedule 11:47 - 25 Tetor, 2023

Këtë sezon është një nga momentet më kritike sa i takon mbjelljes apo tregtimit të grurit në Gjirokastër gjatë viteve të fundit.

Aktualisht, një sasi mjaft e lartë gruri gjendet stok në magazina, të cilat prodhojnë grurin në zonën e Dropullit.

Sipas gazetarit të ABC News, Elidon Berberi, në këtë situatë, ka ndikuar dhe ulja e çmimit, e cila nga 500 lekë që ishte vitin e kaluar, ka shkuar në 300 lekë.

Kjo shifër për këta prodhues është mjaft e ulët, pasi llogariten dhe të gjitha shpenzimet gjatë procesit, që nga mbjellja, prashitja dhe deri te korrja e grurit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!