Grupit të Berishës iu mbyll dera, Sula: Mund të futen vetëm ata me autorizim

schedule12:58 - 5 Janar, 2022

schedule 12:58 - 5 Janar, 2022

Deputeti i Partisë Demokratike dhe një ndër mbështetësit e kryedemokratit Basha këtë të mërkurë ka qenë i ftuar në studion e ABC Live ku ka folur në lidhje me ultimatumin e dhënë nga mbështetësit e Berishës që ai duhet që të lirojë zyrën sot.

Sula është shprehur se nuk është një situatë që i ndihmon demokratët, dhe për të shmangur çdo përplasje në këtë seli duhet që të pritet vendimi i Gjykatës.

Deputeti ndër  të tjera ka thënë se Berisha është një ndër figurat kryesore dhe ka peshën më të madhe për të ulur gjakrat, për hir të historisë që përfaqëson në Partinë Demokratike.

Situata në PD është në terma  trishtuese, por ka një gjë unë mundohem se përsa kohë që kam qenë në politikë dhe profesioni si jurist flas vetëm me fakte. Pala që pretendon dhe i është drejtuar Gjykatës së Tiranës për ndryshimet e statutit të PD-së që akoma nuk janë marrë në shqyrtim të njëjtën gjë ka depozituar dhe pala zyrtare e PD_së për ndryshimet e statusit të miratuar në korrik. Fakti që i drejtohesh gjykatës për këto ndryshime tregon se nuk ka zgjidhje pa rrugë ligjore.

Nëse gjykata do të njohë ndryshimet e 11 dhjetorit ka një situatë tjetër dhe nga pikëpamja ligjore pas shkallës së parë apelohet çështja dhe një vendim i formës së prerë të dhënë në këtë rast ne duhet që ti nënshtrohemi atij vendimi. Unë i them Berishës dhe mbështetësve të tyre se duhet që të presim vendimin e gjykatës. Unë jam i bindur që me një vendim të tillë është tjetër histori, ndërsa ultimatumi dhe dhuna janë të panevojshme, dhe nuk besoj se do të ketë përplasje. Basha kurrë nuk ka thënë dhe nuk ka deklaruar se nuk do të njohë vendimet e gjykatës.

PD-ja është përtej zotit Berisha dhe Basha, në radhë të parë i takon Berishës mbi 90% që të ulë gjakrat për hir të asaj partie,. Ne gjykojmë se rruga e dialogimit dhe kompromisit është rruga më e mirë.

Partia demokratike ka struktura nga qendra deri në bazë dhe anasjelltas, strukturat e saj janë grupet e seksioneve të partisë që janë në të gjithë Shqipërinë. Lulzim Basha është kryetari jo vetë partia demokratike ne që jemi aty kemi atributet dhe rolin tonë.

Ka shumë prova dhe do të ketë arrestime në radhët e PS-së. Unë si ish prokuror di që ka shumë tendera abuziv që po hetohen dhe do të hetohen ka ish ministra dhe të ish PD-së. Unë besoj te mbështetja e SHBA tek drejtësia. Unë deri në 2005 kamë qenë në sistemin e prokurorisë dhe deri në vitin 2013 asistimi në drejtësi bëhej nga BE ndërsa tashmë është në duart e SHBA-së”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai ka komentuar edhe situatën e krijuar sot para selisë Blu ku një grup deputetësh, mbështetës të Berishës nuk janë lënë të futen brenda.

Sula është shprehur se është i papranueshëm një vendim i tillë, pasi në institucionin e selisë blu nuk lejohen të futen vetëm personat e panjohur dhe të paautorizuar dhe jo funksionarët e lartë të kësaj partie.

Për mua nuk është normale që grupi i deputetëve të PD-së dhe pse  i përkasin grupit të mbështetësve të Berishës të mos futen në seli. Por për sa kohë janë anëtarë të grupit të PD-së në atë godinë përveç personave të paautorizuar apo që nuk njihen që nuk lejohen në oborrin e PD-së, por për aq kohë sa kemi të bëjmë me deputetët e grupit parlamentar nuk është normale. PD-ja është e hapur për të gjithë grupin parlamentar dhe funksionarët e lartë të PD-së, por nëse është bërë forma e riorganizimit të ri për hyrjen në PD është gjë tjetër”, ka thënë ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!