Menjëherë pas seancës së 23 Majti që u zhvillua me debate të ashpra midis të pandehurve, kryesuese së seancës dhe avokatëve mbrojtës , Emiljano Shullazi dhe 4 të pandehurit e tjerë, dorëzuan sot kërkesën për përjashtim të trupi gjykues e përbërë nga Saida Dollani, Albana Boksi dhe Valdete Hoxha.
Kërksa iu referuar vendimmarrjeve në seancën e 23 Majit, të cilat u konsideruan shkelje të ligjit dhe procedurës sipas tyre. Më 6 qershor është caktuar që të zhvillohet seanca e radhës, nëse Apeli i Krimeve do të pranojë kërkesën e 5 të pandehurve atëherë KLGJ duhet t’u caktojë një trup tjetër gjykuese. Në kërkesën për përjashtim, të pandehurit pretendojnë se trupa gjykuese cenon paanshmërinë e procesit.
“Është e qartë se në rastin konkret ky trup gjykues cenon rëndë paanshmërinë dhe objektivitetin e gjykimit, në zbatim të drejtë të dispozitave të neneve të lartpërmendura dhe për pasojë, çdo vendimmarrje e gjykatës, do të përbente cenim të plotë të parimit për një gjykim të drejte dhe të paanshëm si dhe të procesit të rregullt ligjor. Për shkak të shkeljeve të përmendura në kërkesën e tyre ata i kërkojnë gjykatës që të vendosë: Përjashtimin e trupës gjykuese të përberë nga znj . Saida Dollani, znj . Albana Boksi dhe znj . Valdete Hoxha nga gjykimi i çështjes penale ne ngarkim te Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Blerim Shullazi, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela”./ABC News Albania 24/7