N/kryetari i PD-së, Enkelejd Alibeaj i ftuar në “Log.” i cilësoi emocionale reagimet dhe mbështetjen e grupit të deputetëve të djathtë për Sali Berishën.
“Që ka një lëndim emocional dhe jo vetëm të këtyre emrave, por edhe shumë demokratëve që njoh dhe që nuk kanë përfituar asgjë edhe kur ka qenë PD në qeverisje dhe që kanë qenë gjithmonë në vijën e parë janë shumë herë më tepër. Ka një lëndim emocional, kjo është e padiskutueshme. E pranoj edhe unë.
Do të duhet të zhvishemi nga emocioni i momentit që baza të mos lëndohej që të mos krijohej kjo turbulli emotive. Ka një pjesë e atyre që duke qenë në një gjendje depresive për shkak të vjedhjes së zgjedhjeve që bëri Edi Rama…”.
Kuvendin e Sali Berishës, deputeti demokrat nuk e njeh, pasi sipas tij emrat e 4200 delegatëve të pretenduar nuk u verifikuan nga sekretariati i PD-së. “Një parti politike ka ca rregulla si organizohet. Ne kemi statutin që përcakton ca gjera elementare”.
Por cfarë ndodh tani? “Gjykata flet me ligj dhe prova. Deri më sot askush nuk ka parë se cilët ishin ata persona, si ka qenë procedura e votimit” tha ai referuar Kuvendit të Sali Berishës në 11 Dhjetor.
“Nuk ka krizë politike. Ka një krizë që është në PD dhe që ka një datë kur ka lindur 9 shtator 2021. Momenti kur Lulzim Basha, kryetari i sapo zgjedhur në qershor të këtij viti mori vendimin për pezullimin e Sali Berishës nga grupi” tha më tej ai./ Abcnews.al