Grupi Marron 5 koncert surprizë në Nju Jork

schedule13:57 - 24 Nëntor, 2017

schedule 13:57 - 24 Nëntor, 2017

Ata janë të embël, të dashur për miliona fansa, surprizues jo rrallë here.

Grupi Marron 5, pavarësisht se ishin maskuar me kapele, syze dhe mjekra false ia kanë dalë të marrin vëmendjen e publikut në një ndër vendet më popullore në Nju Jork; ne metro.

Së bashku me prezantuesin e  mirënjohur amerikan “tonight shoë” jimmy Fallon, grupi muzikor ka improvizuar një concert në stacionin e metrosë pranë qendres rokfeler.

Por pavaresisht maskimit, brenda pak minuta grupi eshte njohur nga kalimtarët e rastësishëm që me telefonat e tyre nuk kanë hezituar që të filmojnë interpretimet e kengeve “Crazy Little Thing Called Love” e “Sugar“.

Nuk është hera e parë që Fallon surprizon kalimtaret njujorkez. Në të kaluarën po në metro ai kishte kënduar me Miley Cyrus dhe me grupin U2. Por kësaj here i takoi Adam Levine e shokëve të tij të grupit që të kënaqin udhëtarët e metrosë që ia shpërblyën kënaqësinë me vallëzime, buzëqeshje dhe selfie./abcnews.al