Të premten e 17 prillit u mbajt protesta e opozitës, me të njëjtin skenar. Në bulevard këtë radhe u hodhën vetëm 5 molotovë; pjesa tjetër u kap në kohë nga policia që neutralizoi shumë shpejt grupin e zjarrit.
Për 79% të shqiptarëve, drejtori i ri i Policisë, Skënder Hita, e kaloi testin e tij të parë me molotovët e protestave, pasi eliminoi problemet para se të nisnin.
16.5% thonë se policia veproi njësoj si më parë.
Kurse vetëm 3.9% thonë se qasja e Skënder Hitas është më e keqe se ajo e Ilir Prodës, gjë që u deklarua nga Berisha menjëherë pasi mbylli protestën.
KAMPIONI: 1467 banorë të rritur të vendit
- Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
- Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë 1.9 milionë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.
- Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.5%


