“Spice Girls” po planifikojnë një turne koncertesh vitin që vjen për të festuar përvjetorin e tyre të 25-të, por stilistja Victoria Beckham ka vendosur të mos bashkohet me vajzat e grupit, Geri Horner, Mel B, Mel C dhe Emma Bunton.
“Victoria gjithmonë do të jetë një Spice Girl dhe i do shumë vajzat, por për shkak të angazhimeve të tjera nuk do të mund të shkonte në turne me ta“, tha një burim për Daily Star Online.
Melanie C dhe vajzat e tjera të grupit u bashkuan për një turne në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar, por Victoria nuk mori pjesë. Në një intervistë të dhënë së fundmi, Mel C tha se shpresonte që “Spice Girls” të bashkohej për një turne botëror pasi gjendja të normalizohet prej pandemisë së Covid-19.
“Por personalisht për mua, duke folur në emrin tim, unë do të doja të bëja koncerte me Spice Girls në SHBA, në Amerikën e Jugut, në Azin dhe në Australi më në fund. dhe në vende ku nuk kemi arritur kurrë.”, tha ajo. /abcnews.al