Fillon dialogu për “reformat”/ Amnistia e para në listë, por pritet dhe reforma zgjedhore

schedule15:04 - 28 Mars, 2024

schedule 15:04 - 28 Mars, 2024

Në Kuvend nisi të funksionojë grupi i punës për reformat.

Formati me 6 anëtarë, 3 mazhorancë dhe 3 opozitë zhvilloi mbledhjen e parë, në të cilën nuk mori pjesë grupimi i Lulzim Bashës.

Deri në një ndryshim të qëndrimit nga PD-ja zyrtare, karrigen e tyre do ta zënë me radhë, një herë njëri e një herë tjetri, Dhurata Cupi dhe Fatmir Mediu.

Të gatshëm për ta liruar atë vend në cdo kohë që Basha dërgon dikë.

Mazhoranca që tani po punon me Rithemelimin, i bëri sërish thirrje Lulzim Bashës të mos rrijë jashtë fushës së lojës.

Por nga Basha nuk po vjen asnjë sinjal bashkëpunimi, dhe për këtë Ibsen Elezi, një demokrat i zëshëm, e ka një shpjegim.

Ky grup pune ka për detyrë të gjejë konsensus  për ato ligje që PS nuk i miraton dot e vetme. Ata do të takohen javën tjetër me një listë me cështje që do të marrin përsipër, ku kryesorja është reforma zgjedhore.

Amnistia penale është një prej cështjeve që kërkon konsensus, por palët besojnë se dakordësia mund të arrihet më lehtë nga një negociatë e drejtpërdrejtë Cuci-Bardhi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!