“Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank” ndihma për mbi 12 mijë familje shqiptare, Morinaj: Janë angazhuar të tre kompanitë

schedule18:30 - 8 Prill, 2020

schedule 18:30 - 8 Prill, 2020

“Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank” në këto ditë të vështira ka ndërmarrë një nismë për tu qëndruar pranë mbi 12 mijë familjeve shqiptare, duke shperndare ndihma ushqimore dhe higjienike nga Tropoja ne Konispol.

Presidenti i Grupit Kadri Morinaj tha se si asnjëherë më parë, në këtë nismë janë angazhuar të tre kompanitë.

“Grupi Eurosig-Insig  së fundmi i bashkuar dhe UBA Bank duke parë situatën e rënduar të popullit sxhqiptar, para 5-6 ditësh ka marrë një vendim që të vijë në ndihmë të gjithë familjeve në nevojë nga Tropoja në Sarandë, nga Korça në Shkodër, nga Vlora në Peshkopi”, tha Morinaj.

Ata të cilat janë klientë të Insig dhe Eurosig, në këtë kohë pandemie do të kenë një përfitim të veçantë.

Grupi Eurosig-Insig  ka marrë iniciativën që për të gjithë klientët e vet për periudhën 13 mars deri në fund të pandemisë që do të shkojë deri në një muaj e gjysëm, të japë bonus të gjithë policëve të sigurimit si të motorrikëve të shëndetit dhe çdo lloj grupi sigurimi tjetër”, është shprehur ndër të tjera Presidenti i Grupit Kadri Morinaj.

“Grupi Eurosig-Insig dhe UBA Bank” kanë dërguar ndihma edhe për shoqataën kombëtare të jetimëve. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!