Lushnja e ka nisur mirë kampionatin, teksa ka fituar pesë nga gjashtë përballjet e zhvilluara deri më tani. Më së shumti rëndësi ka diferenca prej pesë pikësh me rivalët. Verdhejeshilët do mundohen ta thellojnë distancën të shtunën dhe për këtë duhet të mundin Pogradecin. Kjo sfidë është veçuar nga të tjerat, teksa do të luhet prej orës 13:00 dhe do të transmetohet në TV.
Në katër përballjet e tjera spikat Apolonia-Besa. Dy ekipet me traditë përballen mes tyre pas humbjeve të pësuara në fundjavën që kaloi. Kjo javë sjell edhe një sfidë derbi mes Turbinës dhe Elbasanit. Verdheblutë janë të fundit dhe në Cërrik normalisht kërkojnë vetëm fitoren.
Shënkolli, pasi surprizoi Besën, do tentojë të marrë pikët e plota në shtëpi me Devollin e Stavri Nicës. Edhe Iliria e Fushë-Krujës kërkon vazhdimësinë dhe me Orikun në “Redi Maloku” do të ketë një sfidë të vështirë me Orikun.
Kategoria e Parë – Java 7 (GRUPI B)
E shtunë, më 2 nëntor 2019
Ora 13:00 | Lushnja-Pogradeci
Ora 14:00 | Turbina-Elbasani
Ora 14:00 | Iliria-Oriku
Ora 14:00 | Shënkolli-Devolli
Ora 14:00 | Apolonia-Besa
/abcnews.al