GRUPI B/ Lushnja merr kreun, Apolonia fiton mes polemikave. Festojnë Besa e Elbasani

schedule14:57 - 25 Janar, 2020

schedule 14:57 - 25 Janar, 2020

Lushnja ka marrë kreun e klasifikimit, pasi ka bërë detyrën në shtëpi kundër skuadrës së Devollit dhe ka shfrytëzuar barazimin pa gola të Pogradecit në transfertë me Shënkollin. Verdhejeshilët fituan me rezultatin e ngushtë 1-0 dhe heroi i takimit ishte Mezini. Brunild Pepa më parë kishte rrëshqitur në momentin e ekzekutimit të një penalltie, duke humbur mundësinë më të mirë për të shënuar.

Renditja në krye është bërë interesante, pasi edhe Apolonia ka fituar dhe diferenca mes tre skuadrave të para është vetëm një pikë. Fierakët mposhtën në transfertë Ilirinë e Fushë-Krujës. Mihani realizoi golin e vetë, madje ka pasur shumë kontestime të vendasve për gjykimin. Jo vetëm kaq, pasi Apolonia shkruan  se arbitri pretendon se është goditur në pjesën e parë.

Besa gjithashtu mori një fitore me vlera, madje me përmbysje. Kavajasit luanin në transfertë me Turbinë, që shënoi e para me Jaupin me penallti. Verdhezinjtë patën mundësinë të ekzkeutinonin dy 11-metërsha më pas dhe Çelhaka i ktheu të dyja në gol, duke i dhënë fitoren me rezultatin 1-2 Besës.

Tre pikë të rëndësishme për Elbasanin, që ia ka dalë të mposhtë skuadrën e Orikut që luajti prej minutës së 20-të me një lojtar më pak. Kongjini u ndëshkua me karton të kuq dhe epërsia numerike u shfrytëzua nga skuadra vendase. Peposhi fillimisht dhe më pas Duka shënuan golat që i dhanë fitoren e pastër 2-0 skuadrës së Elbasanit. ./abcnews.al

KATEGORIA E PARË – JAVA E 13

GRUPI B
Lushnja-Devolli 1-0
Shënues:
Mezini 35′

Shënkolli-Pogradeci 0-0

Iliria-Apolonia 0-1
Shënues:
Mihana 77′

Turbina-Besa 1-2
Shënues:
Jaupi 71′ (pen.) /Çelhaka 82′ (pen.), 86′ (pen.)

Elbasani-Oriku 2-0
Shënues:
Peposhi 45+1′, Duka 50′

Klasifikimi në grupin B të Kategorisë së Parë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!