Interesante gara në grupin B të Kategorisë së Parë. Një garë treshe, me Pogradecin që kryeson për momentin. Liqenorët të shtunën kanë në program një ndeshje të fortë në transfertë me Ilirinë, që javët e fundit ka marrë rezultate pozitive. Në Fushë-Krujë provoi të binte edhe Lushnja, ndaj ky do të jetë një test force për skuadrën e Abazajt.
Pogradeci do mundohet të fitojë, në mënyrë që të shkëputet në krye. Lushnja dhe Apolonia përballen mes tyre në derbin e Myzeqesë dhe kjo do të jetë ndeshja më e rëndësishme e këtij grupi në fundjavë.
Në Elbasan, verdheblutë presin Besën pa turpërimit në Fier, ndërsa në Cërrik Turbinas do të mundohet të rikthehet te rezultati pozitiv. Skuadra e drejtuar nga Gentian Stojku pret Shënkollin. Takimi tjetër i javës së 11-të është ai mes Orikut dhe Devollit. /abcnews.al