Grupi B/ Hasanaj nderon Devollin, Iliria kalon me “poker” Shënkollin

schedule16:41 - 7 Mars, 2020

schedule 16:41 - 7 Mars, 2020

Shiu është bërë pengesë ditën e sotme, teksa ndeshja e programuar të luhej mes Orikut dhe Elbasanit është shtyrë. Gjendja e fushës nuk ishte e mirë dhe zy e ndeshjes kanë vendosur që kjo përballje të mos zhvillohej.

Dy takimet e tjera janë luajtur sipas planit dhe kanë fituar Devolli dhe Iliria. Skuadra nga Bilishti mposhti me rezultatin 2-1 ekipin e Turbinës së Cerrikut. Kita kaloi në epërsi skuadrën vendase, kurse me fillimin e pjesës së dytë barazoi Levendi.

Saimir Hasanaj, afrim i janarit në merkato, vazhdon të shënojë gola dhe këtë herë me vlerën e tre pikëve. Sulmuesi mposhti portierin kundërshtar dhe i dha fitoren Devollit me rezultatin e ngushtë 2-1.

Fitore edhe për Ilirinë e Fushë-Krujës, që kaloi me sukses Shënkollin me rezultatin 4-2. Xhymerti realizoi dy herë për vendasit, ndërkohë që edhe Gjoka i miqve ndihmoi me një autogol. Golin e katër për vendasit e shënoi Pasha, kurse për Shënkollin e gjetën rrugën e rrjetës Toma dhe Gega. /abcnews.al

KATEGORIA E PARË/ FAZA E TRETË – JAVA 1

E shtunë, më 7 mars, ora 15:00
Grupi B (Play-Out)
Devolli-Turbina 2-1
Shënues:
Kita 44′, Hasanaj 76’/ Levendi 59′
Iliria-Shënkolli 4-2
Shënues:
Xhymerti 28′, 37′, Gjoka 32′ (aut.), Pasha 52′ / Toma 44′, Gega 84′
Oriku-Elbasani (e shtyrë)

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!