Grupi B/ Apolonia i heq fitoren nga duart Besës, rikthehet Devolli

schedule15:57 - 2 Nëntor, 2019

schedule 15:57 - 2 Nëntor, 2019

Devolli është rikthyer te fitorja, pasi ka mundur Shënkollin me rezultatin 0-1. Skuadra e drejtuar nga Stavri Nica është nderuar nga sulmuesi Paolo Ivani, i cili është rikthyer nga pezullimi dhe i ka dhënë pikët e plota skuadrës nga Bilishti. Një ndeshje e vështirë, në transfertë, ndaj Shënkollit që ia kishte dalë të mposhte Besën një javë më parë.

Kavajasit ndërkohë ishin shumë pranë fitores me Apoloninë. Sulmuesi Cara shënoi golin e epërsisë për verdhezinjtë e Maganit, por një minuta para përfundimit të kohës së rregullt u akordua një penallti për fierakët. Kapiteni Hysenshahaj u tregua i saktë dhe shpëtoi ekipin e tij nga humbja.

Në Fushë-Krujë Iliria dhe Oriku ndanë nga një pikë. Capoj shënoi për miqtë i pari, ndërkohë që shumë shpejt barazoi kapiteni Ledio Docci. Turbina ia ka dalë të fitojë në frymën e fundit me Elbasanin dhe ishte Levendi që ndëshkoi verdheblutë në derbi.

KATEGORIA E PARË – JAVA 7
E shtunë, më 2 nëntor, ora 14:00

GRUPI B
Turbina-Elbasani 1-0
Shënues:
Levendi 94′
Iliria-Oriku 1-1
Shënues:
Doci 56′ / Capoj 48′
Shënkolli-Devolli 0-1
Shënues:
Ivani 6′
Apolonia-Besa 1-1
Shënues:
Hysenshahaj 89′ (pen.) / Cara 52′

/abcnews.al

Renditja në grupin B të Kategorisë së Parë

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!