Partizani ka marrë një goditje të rëndë në Kupën e Shqipërisë. Besëlidhja i ka mposhtur me tre gola kampionët në fuqi dhe kalimi në çerekfinale tani është një mision i vështirë. Tre gola në pjesën e parë, teksa realizuan Bushi, Jovanovic dhe Fetaj.
Tirana ecën e qetë në Kupë, pasi triumfoi në Fushë-Krujë me Kastriotin. 1-3 ishte rezultati përfundimtar, me krutanët që shënuan të parët me Ajazin, por më pas Ismajlgeci dhe Muçi dy herë shënuan dhe i dhanë fitoren bardhebluve.
Teuta gjithahstu bëri detyrën, duke triumfuar në derbi me Erzenin me shifrat 1-3. Kallaku, Idelino Gomez dhe Gruda shënuan për durrsakët, kurse Erzeni e ngushtoi rezultatin me Rezin. Barazim 2-2 në Shkodër mes Vllaznisë dhe Flamurtarit. Zogaj dhe Lika realizuan për kuqeblutë, kurse për Flamurtarin Nebihu dhe Ribaj. /abcnews.al
KUPA E SHQIPËRISË – TURI I DYTË
E mërkurë, më 29 janar, ora 14:00
GRUPI A
Besëlidhja-Partizani 3-0
Shënues: Bushi 13′, Jovanovic 26′, Fetaj 44′
Erzeni-Teuta 1-3
Shënues: Rezi 84′ / Kallaku 57′ (pen.), Gomes 73′, Gruda 82′
Vllaznia-Flamurtari 2-2
Shënues: Zogaj 2′, Lika/Nebihu 8′, Ribaj 17′
Kastrioti-Tirana 1-3
Shënues: Ajazi 10′ / Ismailgeci 47′, Muçi 60′, 85′ (pen.)