Kastrioti shkëputet në krye, pasi ia ka dalë të marrë pikët e plota në Peshkopi ndaj Korabit. Krutanët triumfuan me rezultatin e ngushtë 0-1, falë një goli të shënuat nga sulmuesi Spartak Ajazi. Skuadra e drejtuar nga Ramadan Ndreu tashmë ka shkuar në kuotën e 21 pikëve, me pesë pikë më shumë se dibranët.
Nuk ia ka dalë të përfitojë ekipi i Besëlidhjes, që mund të ngjitej në vendin e dytë. Lezhjanët në fakt kishin një transfertë të vështirë me Erzenin, që triumfoi falë një goli në fundin e takimit, shënuar nga Mustafa Djidjiwa.
Pikët e plota këtë javë i ka marrë edhe Burreli. Matjanët shënuan që në fillim me Stanën dhe morën tre pikë me mjaft vlera, ndërkohë që kanë parakaluar disa skuadra në renditje. Në Peqin Shkumbini nuk ia doli të mundte Egnatian, në një ndeshje që përfundoi në barazim pa gola.
Nga një pikë ndanë edhe Dinamo e Veleçiku. Përballja mes tyre përfundoi në barazim 1-1, teksa Çeliku i Dinamos iu përgjigj Tomës, i cili kishte shënuar i pari për skuadrën nga Kopliku.
KATEGORIA E PARË – JAVA 9
E shtunë, më 23 nëntor, ora 13:00
GRUPI A
Shkumbini-Egnatia 0-0
Burreli-Tërbuni 1-0
Shënues: Stana 14′
Dinamo-Veleçiku 1-1
Shënues: Çeliku 70′ / Toma 66′
Erzeni-Besëlidhja 1-0
Shënues: Djidjiëa 89′
Korabi-Kastrioti 0-1
Shënues: Ajazi 53′
/abcnews.al