Grupet rivale dhe aleancat e krimit/ Gazetari: Emiliano Shullazi komunikonte nga burgu në aplikacionin “Sky” dhe “Enchro Chat”

schedule20:23 - 20 Maj, 2024

schedule 20:23 - 20 Maj, 2024

SHQIPËRI- Gazetari i kronikës në ABC News, Ermal Vija, i ftuar në “Real Story” ka zbuluar detaje për aleancat që kanë krijuar grupet kriminale dhe shënjestrat që ato kishin.

Referuar dosjes së SPAK, gazetari Vija raporton se ish-deputeti Arben Ndoka krijoi aleancë me Emiliano Shullazin dhe Ervis Martinajt, me qëllimin e hakmarrjes për vrasjen e vëllait të tij në 2017.

Sipas dosjes, Ndoka kishte dyshime se vëllai i tij është vrarë nga Durim Bami. Sipas tij, Emilano Shullazi komunikonte nga burgu në aplikacionin “Sky” dhe “Enchro Chat”.

“Bëhet fjalë për ngjarje, për të cilat, ku prokuroria ka zbuluar grupet se si janë vendosur përballë njëri tjetrit, zanafillën e ka nga ish-deputeti Arben Ndoka, ku ky i fundit për të zbuluar se kush e ka kryer ekzekutimin e vëllait të tij, Aleksandër Ndoka dhe dyshimet që ai kishte. Në 2017 fillon dhe krijon aleanca me grupet kriminale për të goditur personat, që ishin të përfshirë në vrasjen e tij. Arben Ndoka kishte aleancë me Ervis Martinajt dhe me Emilano Shullazin. Shullazi rezulton personi që merrte informacion. Ai komunikonte nga burgu përmes aplikacioneve SKY dhe Encro Chat. Këto grupe janë të mirëorganizuara me njëri tjetrin, për të goditur kundërshtarët e tyre. Arben Ndoka mendonte se vëllain e tij e kishte vrarë Durim Bami, ky një person shumë i përfolur dhe është përmendur në ngjarjet më të mëdha kriminale të ndodhura në Fushë Krujë dhe më gjerë. Arben Ndoka futet në aleancë me Ervis Martinaj dhe grupin e Avdylajve, të cilët e ndihmojnë në qëllimin e tij, që ishte ekzekutimi i Durim Bamit. Ky i fundit kërkon mbështetjen e vëllezërve Leonard dhe Erlis Duka, por edhe nga Endrit Dokle, ish-anëtar i bandës së Durrës”, tha ai.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!